Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Situata në veri, kongresmeni amerikan: SHBA duhet të jetë me Kosovën! Pse Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme dhe hesht për provokimet e Serbisë?

Lajme të ngjashëm

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar sot rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ku u plagosën 30 pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit serbë.

Në një postim në Twitter Torres thotë se SHBA-të duhet të qëndrojnë me Kosovën, ndërsa ngre pyetjen pse sekretari Antony Blinken, po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e Rusisë?

“25 paqeruajtës të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën.”- shkruan Torres.

Më shumë