
Sociologu Ergys Mërtiri ka folur lidhur me situatën e krijuar prej Covid dhe krizën që na kanoset.
Ai thotë se epidemiologët shprehen që 70% e njerëzve do ta marrin këtë virus dhe do të kemi kosto edhe në jetë njerëzish.
“Nëse nuk bëjmë përllogaritjen në lidhje me mundësinë për ta përballuar këtë virus, atëherë mendoj se po i shtojmë kosto krizës ekonomike pa shpëtuar asnjë jetë njerëzish”, thotë ai duke shtuar se gjithashtu jemi drejt krizës ekonomike.
Mërtiri shtoi se njerëzit duhet të dalin, por të mbajnë rregullat e distancimit fizik, dhe sipas tij, kështu rrisin mundësinë e infektimit, por edhe të imunizimit, që sistemi shëndetësor të mos kalojë në kolaps, tha ai për Ora News.
“Shumica e epidemiologeve thonë që 70% e njerëzve do ta marrin këtë virus dhe do të kemi kosto edhe në jetë njerëzit. Lufta bëhet që të mos kemi vdekje më shumë se kjo kosto, për të shmangur paaftësisë tonë për t’iu përgjigjur me spitale. Nëse nuk bëjmë përllogaritjen në lidhje me mundësinë për ta përballuar këtë virus, atëherë mendoj se po i shtojmë kosto krizës ekonomike pa shpëtuar asnjë jetë njerëzish.
Jam kundër premtimeve populiste si shëndetësia falas, pasi nuk ka shëndetësi falas se paguhet nga taksat tona. Problemi është se Rama nuk ka bërë shëndetësi falas, po sikurse thonë në folklor, me ta fal ta kanë hedhur. Në sot vuajmë për reanimator dhe nuk kemi mjete për t’iu përgjigjur situatës. Kemi mungesë në mjekë dhe ofrojmë vetëm një krevat te koka dhe nëse nuk të marrin para, është një arritje.
Unë jam që njerëzit të dalin, por të mbajnë rregullat e distancimit fizik. Kështu rrisin mundësinë e infektimit, por edhe të imunizimit, që sistemi shëndetësor të mos kalojë në kolaps. Kjo gjë duhet shoqëruar me masa të tjera si testimet dhe gjurmimi i personave që mund të jenë të infektuar, jo të izolojmë të gjithë personat që janë të shëndetshëm”, tha Mërtiri.