Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e lançimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).
Lajmi është bërë me dije nga burime brenda Bashkmit Europain. Edhe pse më herët u tha se ky sistem do të ishte gati pas disa muajsh, një zyrtar i BE ka konfirmuar për SchengenVisaInfo.com se data kur do të startojë procesi i ETIAS tani është shtyrë për në maj 2025.
“Fillimisht kishim shpresuar që sistemi do të bëhej funksional deri në fund të këtij viti ose, më në fillim të vitit të ardhshëm. Për shkak të vonesave të paparashikuara, është bërë evidente se ky afat kohor është i paarritshëm. Si rezultat, zbatimi i ETIAS është riplanifikuar në maj 2025, me mundësi shtyrje të mëtejshme”, tha zyrtari i BE.
Sistemi i hyrjes/daljes është një sistem tjetër i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar IT që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e treta sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së.
Shtyrja e ETIAS është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme franceze. Sipas të njëjtës, nisja e ETIAS është planifikuar për vitin 2025, pa specifikuar një periudhë më të saktë se kur duhet të ndodhë kjo.
Nga ana tjetër, Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin ka theksuar se skema nuk do të bëhet funksionale para majit 2025, që do të thotë se mund të shtyhet në një datë edhe më të vonë.
Çfarë është ETIAS?
ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve.
Çdo person do i nënshtrohet një kontrolli të detajuar të ETIAS. ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit.
ETIAS, përveç përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Personi që merr “ok” nga ETIAS e ka të vlefshme për 3 vite.
Si do të funksionojë sistemi ETIAS?
Sistemi ETIAS do të jetë i thjeshtë për t’u përdorur dhe do të kursejë kohë për aplikantët dhe përpunimin.
Ata që duan të marrin miratimin do të duhet të ndjekin këto hapa:
- Informacion biometrik si numri i pasaportës
- Emri
- Mbiemri
- Data e lindjes
- Vendi i lindjes
- Informacion në lidhje me shtetësinë tuaj
- Adresë
- Email dhe numri i telefonit
- Arsim dhe eksperience pune
- Vendi i parë i BE-së që keni ndërmend të vizitoni
- Pyetje për gjendjen tuaj mjekësore, udhëtimin në vendet e luftës ose vendet ku jeni deportuar ose refuzuar, si dhe të dhënat kriminale
- Për të miturit, kujdestari ligjor duhet të aplikojë për ETIAS
Sa do të kushtojë ETIAS?
ETIAS të kushtojë vetëm 7 € për çdo aplikim. Kjo vlen vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi ata nën 18 nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë. Ju mund ta paguani tarifën me kartë debiti ose krediti. Menjëherë pasi të keni përfunduar pagesën, autorizimi ETIAS do të fillojë të përpunohet.