
Disa nga personat e prekur nga COVID-19 shfaqin simptoma për një periudhë disa javore edhe pasi e kanë kaluar koronavirusin.
Mjekët këshillojnë që pacientët të vazhdojnë trajtimin me zink ,vitamina D dhe magnez, pasi simptomat e post-COVID përveç lodhjes së vazhdueshme, veprojnë edhe në sistemin nervor, dridhjen e gjymtyrëve, si dhe çrregulim të tensionit.
Pacientët që kanë kaluar koronavirusin gjithnjë e më tepër po kërkojnë të konsumojnë produkte bimore që ndihmojnë në heqjen e kollës, si dhe lehtësojnë frymëmarrjen.