Sajmir Tahiri, Visho Ajazi dhe Artan Didi do të dalin përpara komisionit të Sigurisë. Lajmin e ka dhënë deputeti Spartak Braho, i cili deklaroi para mediave se janë të kënaqur me punën e policisë, por ka shumë cështje të sigurisë që duhet të diskutohen. Sajmir Tahiri do të dalë përpara komisionit në datën 9 shkurt.
“Do të raportohet për kërcënimin nga terrorizmi por edhe për gjendjen e sigurisë në vend. Janë disa ngjarje që kanë ndodhur në vend, qoftë edhe ato të shpërthimeve me eksploziv e deri tek laboratorët e drogës apo armatimi i paligjshëm në qarkullim. Të gjitha këto përdoren nga strukturat kriminale” tha Spartak Braho.
Një ditë pas ministrit të Brendshëm, para komisionit të Sigurisë do të paraqitet kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. Pasi sic pohon Spartak Braho, ngjarjet e Francës kërkojnë një riorganizim të strukturave përgjegjëse për sigurinë kombëtare të shtetit.