Tensionet po vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme në veri të Kosovës. Në Komunën e Zubin Potokut ka një numër më të madh të protestueseve në krahasim me ditën e djeshme. Ndryshe nga ditët e tjera, protesutesit sot janë shfaqur me maska dhe provokojnë me këngë nacionaslite.
Pranë objektit ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa pak më tej ka pjesëtarë të KFOR-it. Protestat kanë filluar që prej ditës së premte, ku serbët nuk kanë ushtruar dhunë edhe ndajpjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Kryeministri Albin Kurti ditën e sotme u shpreh i qartë që nuk do ta dorëzojë kurrë republikën demokratike tek fashistët të cilët dhunojnë efektivët e policisë.