Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
75 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
27 °
E premte, 29 Shtator, 2023

“Shtëpia e Gjetheve’’, 1 milion Euro për ta kthyer në muze

Lajme të ngjashëm

Rreth 1 milion euro do të kushtojë kthimi në muze i ‘’Shtëpisë së Gjetheve”, godinës që ish-Sigurimi e përdorte për përgjimet. Sipas preventivit paraprak nga Ministria e Kulturës, punimet do të jenë 970 mijë euro, nga të cilat 300 mijë euro do të mbulohen nga qeveria, 520 mijë euro “donacione private” dhe 150 mijë euro “bashkëpunim ndërkombëtar”. Të gjithë këtyre shifrave do t’u shtohet edhe shifra e shpenzimeve operative.

Sipas “Gazeta Shqiptare “, mbetet e paqartë se cilat do të jenë këto donacione private apo bashkëpunimi ndërkombëtar. Sipas gazetës, 670 mijë euro dhuratë pritet të jepen nga donatorët anonimë, por pyetja mbetet në këmbim të çfarë gjëje jepen këto dhurata.

‘’Shtëpia e Gjetheve”, ende një pronë e Shërbimit Informativ Shtetëror, do të hapet për vizitorët, si një muze ku do të shihet mënyra se si përgjoheshin njerëzit në kohën e diktaturës, pajisjet e përdorura, rezultat e përgjimeve etj.

Në nisjen e projektit për këtë muze ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo godinë e ish-Sigurimit kishte aparaturat me standardet më të larta teknologjike të kohës, që furnizoheshin nga kapitalistët që sistemi luftonte.

 “Ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi kryeqyteti ka infrastrukturë të pazbuluar që ishin pjesë e infrastrukturës sekrete të regjimit të shkuar. Projekti do finalizohet si një Muze i Vrimave të së shkuarës, që mund të penetrohet në  infrastrukturën fizike dhe psikologjike të vetdijes sonë. Do përbëjë hartë të mirëfilltë muzeale me qëndrën, në nëndheun e Tiranës në zona të caktuara, me Pallati Antiatomik të regjimit për t’u shtrirë në formën e një rrjeti merimange siç ishte struktura sekrete, duke u kthyer në një labirint ku gjeneratat e reja mund ta njohin. Ku vizitorët dhe miqtë, të shohin e prekin nga afër, pamjet më të errta, të mistershme e të çuditshme të regjimit  komunist.”, u shpreh kryeministri Rama.

Duke shpjeguar projektin e kthimit në muze të këtij objekti, Bashkim Shehu djali i ish-kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu,  u shpreh se kjo fazë përbën nisjen e punës dhe më pas muzeu do të plotësohet me më shumë material . “Pas prologut do vijnë sesionët e tjerë. Fenomenin e përgjimeve do e vendosim në kontekst. Së pari si pjesë  të kontrollit totalitar sepse nuk ka patur përgjim pa spiunim, pra pa kontratë dhe së dyti përgjimet dhe rezultati që sillnin.E kam dëgjuar nga një njeri i Sigurimit se nuk ka patur arrestim pa përgjim, përjashto ata që kapeshin në kufi sepse ata që futeshin në burg përgjoheshin më parë”, ka thënë Shehu.

Më shumë