“Dashuria s’mjafton” është filmi më i ri që po shfaqet në kinematë shqiptare.
Duket se skenari i filmit tepër interesant me një përzierje mes dramës, aksionit dhe romancës ka bërë që njërëzit të mbajnë radhën në kinema për blerjen e biletave.
Shqiptarët po shfaqin interes ndaj kulturës dhe artit, pasi dhe filmin e fundit nga i njëjti regjisor Drilon Hoxha , ata e kanë “përpirë” menjëherë.
Në këtë film janë pjesmarrës shumë aktorë të njohur si Bruno Shllaku, Cun Lajci, Guljem Radoja, apo dhe aktorja e re Ajsi Xhaxhaj, e cila është bërë e famshme nga historia me regjisorin Leonard Bomba.