Nga DORIAN KOÇI
Shekulli XVIII dhe filllimi i shekullit XIX konsiston me fillimin e zhvillimit të komuniteteve tregtare në Ballkan që marrin përsipër të zhvillojnë tregtinë midis Perandorisë Osmane dhe Perandorisë së Shenjtë Austriake me qendër në Vjenë, pjesë e së cilës ishin edhe disa territore polake. Në kontaktet e saj me popullsitë e Ballkanit, fill pas Paqes së Karlovacitnë më 26 janar 1699, Perandoria e Shenjtë Austriake do të shikonte me shumë interes popullsinë shqiptare dhe zhvillimin e saj kulturor. Interesi i Perandorisë së Shenjtë Austriake në kufirin e veriut të Shqipërisë, e kishte origjinën e vet në kultusprotektorat-protektorati fetar i perandorëve habsburgë mbi katolikët e veriut të Shqipërisë. Herët që më 1615, me Traktatin e Vjenës, Perandori i Shenjtë Romak fitoi të drejtën të kujdesej për mirëqenien e popullsisë katolike të Perandorisë Otomane. Ndërsa teoritikisht kjo e drejtë nuk ishte e kufizuar vetëm në Veriun e Shqipërisë. Afërsia e këtij rajoni me zotërimet e habsburgëve dhe protektorati i ngjashëm fetar i Francës në Perandorinë Otomane i bëri kufijtë veriorë precedentë të formuar mirë të interesit të habsburgëve në Shqipëri. Përsa u përket marrëdhënieve tregtare midis trevave shqiptare dhe atyre të Evropës Qendrore, ato do të zhvilloheshin në kontaktet me Perandorinë e Shenjtë Austriake, përmes qendrave urbane që shtriheshin në kryqëzimet e rrugëve midis krahinave të Epirit dhe Maqedonisë në territoret shqiptare.
Mbarimi i luftërave austro-turke më 1689 dhe nënshkrimi i traktateve të paqes fill pas tyre sollën jo vetëm shmangien e një pushtimi të përhershëm të Europës nëpërmjet inkursioneve të vazhdueshme otomane, por promovuan një periudhë relativisht paqësore midis Portës së Lartë dhe fuqive europiane. Një zhvillim të madh mori në këto kohë edhe tregtia, në funksion të së cilës u zhvilluan edhe disa qendra të rëndësishme urbane dhe tregtare në Ballkan. Një qendër e tillë ka qenë Voskopoja, që arriti lulëzimin e saj në vitet 1669-1769, aq sa shpeshherë quhet edhe shekulli i Voskopojës. AKADEMIA E VOSKOPOJËS NË PARAROJË Komunitetet tregtare mbanin kontakt të vazhdueshëm me vendlindjen dhe jo rallëherë ndikonin në jetën politike dhe kulturore të qytetit të tyre. Kolonitë voskopojare të krijuara në këto vende pas viteve 1720, sollën në qytetin e origjinës impulse të forta të kulturës perëndimore dhe të ideve të reja.
Shekulli XVII është edhe fillimi i Iluminizmit në Ballkan. Iluminizmi qe një lëvizje ideologjike, filologjike, linguistike, kulturore dhe filozofike në elitat e Ballkanit, që u mundua të përçonte idetë dhe vlerat e Iluminizmit francez në botën shpirtërore ballkanike. Ai qe produkt i një brezi të tërë dijetarësh jo vetëm në shkencat shoqërore, por edhe në ato të natyrës, si Adamantios Korais, Neophytos Doukas, Rigas Feraios, Methodios Anthrakites, Evgenios Voulgaris, Athanasios Psalidas, Balanos Vasilopoulos and Nikolaos Darbaris, të cilët ishin….
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetepestë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…