Dr. RAINER ZITELMANN
Çfarë mendojnë shqiptarët për kapitalizmin dhe ekonominë e lirë të tregut dhe si dallon qasja në Shqipëri krahasuar me 33 shtetet e tjera? Ky ishte fokusi i një anketimi të mbajtur mes qershorit 2021 dhe dhjetorit 2022, në 34 shtete të ndryshme. Ky është anketimi më i madh dhe më i detajuar i bërë ndonjëherë mbi imazhin e kapitalizmit.
Pyetësori u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shtete të vogla, mesatare dhe të mëdha të Europës, Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës. Rreth 1000 të anketuar u pyetën në çdo shtet. Në Shqipëri, Ipsos MORI, pyeti 1000 anketues në qershor të vitit 2022. Në total, 34.550 vetë morën pjesë në pyetësor.
Studiuesi gjerman Rainer Zitelmann ka publikuar gjetje që e kanë habitur edhe atë vetë mbi vlerësimin që shqiptarët brenda vendit kanë për sistemin kapitalist, të cilin, sipas studimit, më së shumti e lidhin me gjëra të këqija.
Dhe studiuesi e ka një argument se pse ndodh kjo, ndryshe nga të 34 shtetet që ai ka marrë në analizë: “Në Shqipëri, nuk ka ndryshime në elitat politike. Në thelb kanë qëndruar të njëjtat. Ndoshta një dyzinë familjesh kanë pasur pushtet në kohën e Enver Hoxhës dhe po ata e kanë dhe sot. Nuk duhet harruar se qysh me përfundimin e periudhës socialiste, nga Shqipëria kanë emigruar më shumë njerëz se nga çdo shtet tjetër në Europë. Nëse do të kishim pyetur ata për këtë sondazh, shumë prej përgjigjeve tona do të kishin qenë ndryshe…”
SJELLJET KARSHI LIRISË EKONOMIKE NË SHQIPËRI
Në pjesën e parë të pyetjeve, përgjigjet më të shumta ishin për alternativën: “Shteti duhet të përcaktojë çmimet për qiranë dhe ushqimet, si dhe duhet të përcaktojë rrogën minimale dhe maksimale; përndryshe sistemi krijon padrejtësi sociale”, me 52 përqind. Alternativa më pak e zgjedhur, me 13 përqind, ishte: “Unë mendoj se vetëm bizneset private duhet të vendosin se çfarë produktesh do të prodhojnë dhe çfarë çmimesh do t’u vendosin atyre; shteti nuk duhet të ndërhyjë këtu.”
Një analizë e tre deklaratave pro-shtet dhe tre deklaratave pro-tregut, tregon se deklaratat në mbrojtje të rolit më të fortë të qeverisë kanë 34 përqind mbështetje, krahasuar me deklaratat pro-tregut, me 25 përqind mbështetje, kjo në favor të ndikimit më të pakësuar të qeverisë. Pjesëtimi i deklaratave pozitive me mesataren e atyre negative, na nxjerr një koeficent 0.73. Do t’i rikthehemi më vonë këtij koeficienti. Kur koeficenti është mbi 1.0, kjo përkthehet në dominancën e sjelljes pro- lirisë ekonomike, ndërsa koeficenti nën 1.0, përkthehet në dominimin e mendimit kundër lirisë ekonomike.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetegjashtë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Tetor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…