Në regjistrimin e popullsinë (censusin) e bërë në Britaninë e Madhe, në lidhje me besimin që praktikojnë qytetarët, rezulton se prej rreth 68 mijë e 600 shqiptarë që jetojnë atje, shumica janë të krishterë.
Në censusin e vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar, i publikuar nga Albanian Stats në Twitter, rezulton se 34% të shqiptarëve që jetojnë atje praktiktojnë fenë e krishterë, 29% besojnë në fenë e islamit ndërsa 26% nuk kanë zgjedhur asnjë fe.
Gjithashtu, rreth 30 mijë e 500 shqiptarë të Kosovës kanë deklaruar se 48% prej tyre janë muslimanë, 10 % të krishterë ndërsa 29% nuk praktikojnë asnjë besim.
Religious identification of UK residents born in Albania and Kosovo, based on data from the 2021 census. pic.twitter.com/1h0nSg96Di
— Albanian Stats (@albanianstats) August 12, 2023