Shqiptarët janë bërë më pesimistë për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas anketës së Barometrit për Ballkanin 2022, botuar nga Monitor, gati gjysma e të anketuarve, rreth 42% nuk presin që vendi të anëtarësohet përpara vitit 2030, ndërsa 22 përqind e tyre mendojnë se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë pjesë e unionit evropian.
Përqindja e shqiptarëve që kanë këtë perceptim u rrit me 6 pikë nga viti i kaluar, për shkak të zhvillimeve edhe vetë brenda BE. Barometri tregoi se 60% e shqiptarëve mendojnë se anëtarësimi do të sillte ndryshime pozitive në vend.
Ndërkohë gati një e katërta e qytetarëve në Ballkan e konsiderojnë anëtarësimin në BE një gjë as të mirë, as të keqe. 89% e të anketuarve besojnë fuqishëm se anëtarësimi në BE do të përkthehet në zhvillim shumëdimensional.