Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Shqipëria, vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të tonit

Lajme të ngjashëm

Shqipëria është vendi i parë në Mesdhe që plotëson kuotën e peshkimit të peshkut ton për vitin 2023.

Këtë e konfirmoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila vlerësoi rezultatet pozitive në sektorin e peshkimit.

“Kemi informuar autoritetet e ICCAT se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale për vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë. Krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Krifca theksoi se qeveria e ka mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e ka përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.

“Jemi dëshmitarë të një dhjetëfishimi të punësimit dhe të investimeve në peshkim e do të vazhdojmë të jemi krah tyre”, shtoi ministrja.

Më shumë