Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Shqipëria emeton me sukses Eurobondin 650 milionë euro për 10 vite, rikonfirmohet besimi te investitorët dhe tregjet ndërkombëtare financiare

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milion euro, me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi.

Investitorët treguan besim duke shprehur interes në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Ky ishte nje test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomise shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes së tërmetit dhe pandemisë.

Transaksioni shënon rikthimin e suksesshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po te njejtin kupon si ne 2020, 3.5% por kete here me nje afat maturimi 10 vjecar.

Më shumë