Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
26 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Shpërthim me tritol në zonën e Freskut, Policia në vendngjarje

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Freskut. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, për zbardhjen e saj dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.

Shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e fasonerie italiane. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në xhamat e biznesit dhe një makinë e parkuar pranë tij.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian Roberto Bingaido, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Më shumë