Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një makinë, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda mjetit ka patur ndonjë qytetar.
Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivët kanë rrethuar zonën me perimetrin e sigurisë.