Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në Britani. Burime për mediat bëjnë me dije se një rrufe goditi një depozitë gazi, brenda një uzine që shndërron mbetjet në biogaz.
Dëshmitarët okularë raportuar se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë dhe panë një “ top zjarri” që ndriçonte qiellin.
Pamjet e momentit të shpërthimi pushtuan rrjetin dhe shkaktuan jo pak panik. Fatmirësisht si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka patur të lëdnuar, ndërkohë janë shënuar vetëm dëme të mëdha materiale.
Banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret e tyre. Policia ka mbyllur gjithashtu A40 midis Wolverton dhe Eynsham.
Një dëshmitare, Ana Cavey, e cila jeton në Somerton, rreth 15 milje në veri të Oksfordit, tha për Sky News: Kemi pasur stuhinë më të pabesueshme me bubullimat dhe rrufetë ndonjëherë… ajo erdhi nga askund dhe zhurma ishte e pabesueshme. Objekti përpunon më shumë se 50,000 ton mbetje të ngurta dhe të lëngshme çdo vit.
#BREAKING Huge explosion reported near Oxford, UK pic.twitter.com/lg9UdWa5u1
— War Intel (@warintel4u) October 2, 2023