Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Shpërndanin mallra të kontrabanduar, arrestohen dy punonjësit e postës private në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Dy punonjës të një poste private kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se shpërndanin mallra të kontrabanduara.

Në pranga kanë rënë shtetasit shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Delivery 2”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara.

Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste.

Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delivery 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë