Pasditen e djeshme karabinerët e Arezzos, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar kanë arrestuar në qendër të qytetit Italian dy shqiptarë të moshës 26 vjec dhe 20 vjec dhe një shtetas Italian 24 vjecar, për shpërndarje kokaine. Të tre, u kontrolluan nga karabinierët në makinën që drejtohej nga italiani. Gjatë kontrollit iu gjetën 200 gramë kokainë e ndarë në tre konfeksioni dhe për më tepër disa qindra euro që mendohet se kanë ardhur nga shitja e kokainës.
Në makinë u gjetën edhe materiale të tjera që përdoreshin për ndarjen e kokainës në doza, raporton newsbomb.al. Karabinierët kanë kryer edhe kontrolle nëpër shtëpi ku gjetën edhe 40 gramë të tjera kokainë si dhe marijuanë dhe hashash. Të arrestuarit do të dalin në gjykatën e Arezzos për shpërndarje droge, raporton newsbomb.al.