Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Shpërndanin drogë në qytet, arrestohen dy persona në Shkodër

Lajme të ngjashëm

Dy persona që akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi B. V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. V., 22 vjeç dhe B. D., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Më shumë