Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
26 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Shoqërohej me Laert Haxhiun, arrestohet në Janinë 22 -vjeçari i shumëkërkuar, plagosi djalin e biznesmenit një vit më parë në Pogradec (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia në Janinë, me qëllim ekstradimi, i cili shoqëronte Laert Haxhiun që u kap dje po në Janinë.

Bëhet fjalë për të riun Firdeus Berberi, i cili në muajin prill 2022 plagosi me armë zjarri Johan Muçllarin, djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec. Sipas Policisë bëhet me dije se Berberi qëndronte ilegalisht në shtetin grek.

Njoftimi i Policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”. Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Më shumë