
Sot në orët e para të mëngjesit dy makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Komuna e Parisit” në kryeqytet, raporton newsbomb.al.
Mjeti tip ‘Smart’ ështe shkrumbuar i gjithi nga flakët ndërsa makina tip ‘Benz A-Class’ ka pësuar dëme te konsiderueshme.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes nëse zjarri ishte i qëllimshëm. Priten detaje të reja nga ngjarja si dhe informacioni zyrtar i policisë.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo