Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Autorja 82 vjeçare në shkrimin e saj vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të karakterizuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën. Rruga e saj drejt autorësisë ishte e gjatë dhe e mundimshme.
Theksojmë se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ishte i katërti në listë mes 11 pretendetëve kryesorë për të marrë çmimin e madh, por që edhe këtë herë nuk arriti ta fitonte atë.