Shkrimtari dhe gazetari i njohur nga Lushnja, Gazmend Kapllani, i cili ka jetuar prej kohësh në Greqi e më pas u shpërngul në SHBA, ka bërë një shënim në rrjete sociale, lidhur me opinion dhe imazhin që kanë grekët në Greqi, lidhur me shqiptarët.
Më shumë se sa qytetarët, paragjykimet vijnë nga shteti, politika apo policia, dhe ndonjëherë kjo jo pa shkak, pasi shqiptarët shpeshherë atje përfshihen në ngjarje kriminale. Megjithatë steriotipet janë prezente.
Ai thotë se ende sot pas 30 vitesh që ata kanë emigruar atje, shteti dhe policia i sheh si afro-amerikanë dhe njerëz problematikë. Shënimi i tij merr shkas pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 11 maj, ku u gjet e vdekur në banesë britanikja Caroline Krauts, e vrarë nga bashkëshorti i saj grek, por që i cili tha se krimin e kishin bërë shqiptarët.
Media greke dhe policia derisa grumbulluan provat e vërteta, aluduan shumë se shqiptarët kishin gisht në këtë ngjarje makabre. “Nëse do të ishin të zinj, do të kishte masakra ndaj tyre çdo 6 muaj”.
Gazmend Kapllani: Krimi në Glyka Nera tregon se 30 vjet më pas, media greke, por edhe policia greke ende i sheh shqiptarët në Greqi pasi panë të zinjtë afro-amerikanë gjatë kohës së Jim Croë. Nëse shqiptarët nuk do të ishin të bardhë (dhe fenotipikisht të njëjtë me grekët) dhe nuk do të pranonin shpesh procesin poshtërues të asimilimit absolut dhe të dhunshëm, do të shihnim masakra kundër tyre pothuajse çdo gjashtë muaj, kam frikë.