Kleviol Ahmeti apo i njohur ndryshe si Cllevio, gjatë ditëve të fundit ka qenë kryefjala e mediave pas sherrit të bijshëm me reperin Noizy.
Teksa Cllevio ndodhet në burg, pasi theu masën arrest shtëpie dhe shkoi te lokali i Noizyt, avokati ka treguar deklaratën e reperit.
Ai u shpreh se Cllevio shkoi te Noizy për t’i kërkuar falje në lidhje me sharjet dhe ofendimet që ai kishte bërë kundrejt reperit, mirëpo ata menjëherë e goditën.
“Duke u kthyer, sipas atyre bisedave, sepse ne nuk kemi një fakt të mirëfilltë, ai ka kaluar aty dhe për t’i kërkuar falje lidhur me një sharje që i ka bërë… Në atë moment, ata nuk kanë pretenduar fare, mezi kanë pritur dhe e kanë goditur”, u shpreh avokati.
Ndër tjera, avokati tregoi se Cllevio është i rënduar nga keqtrajtimi në burg