Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Lezhën ku ish dhëndri Besnik Pjetri vraru me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy viktimat ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia. Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir.
Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia.