Policia e Shkodrës gjatë operacionit të koduar me emër “Golemi”, ka arrestuar shtetasin Gjon Shkambi, 32 vjeç, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kontrollit të banesës së tij. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 10.4 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.
Njoftimi i Policisë:
“Shkodër, operacioni i koduar “Golemi”. Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër (Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve), në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike, realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit :
• Gjon Shkambi, 32 vjeç, banues në fshatin Golem, njësia administrative Rrethina Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në kuadrin e operacionit të koduar “Golemi”, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 10.4 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.
Materialet e përgatitura në ngarkim të tij, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal”, ka thënë Drejtoria Vendore e Policisë e Shkodës.