Një studim i tre shkencëtarëve nga Universiteti Huazhong i Kinës dhe një shkencëtari nga Universiteti i Worçesterit në Angli, ka nxjerrë disa përfundime që kanë ngjallur debat mes shkencëtarëve.
Në punimin që kishte për qëllim studimin e dorës, shkencëtarërt konkluduan se është projektuar nga “Krijuesi”.
Studimi vërrejti lëvizjet e dorës nga 30 pjesëmarrës, mënyrën se si dora kap objekte të ndryshme dhe mekanika të tjera. Në një nga fjalitë e punimit ata shkruajnë se lidhja midis muskujve dhe lëvizjes së dorës ështëm produkt i “dizajnit të duhur nga ana e Krijuesit.”
Por i menjëhershëm ka qënë reagimi nga kolegët e tyre të cilët e kanë quajtur studimin si pseudo-shkencë.