Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Shkencëtarët japin alarmin, Inteligjenca Artificiale paraqet rrezik zhdukjeje në nivel me pandemitë dhe luftën bërthamore

Lajme të ngjashëm

Shkencëtarët dhe drejtuesit e industrive të teknologjisë kanë lëshuar një paralajmërim të ri në lidhje me kërcënimet ekzistenciale që Inteligjenca Artificiale (AI) paraqet për njerëzimin.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman dhe partneri i tij Geoffrey Hinton bashkë me qindra ekspertë të tjerë të teknologjisë, kanë paralajmëruar se rreziku nga Inteligjenca Artificiale është njëlloj me pandemitë dhe një luftë bërthamore.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga AI duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thanë ata në një deklaratë në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë e AI.

Edhe CEO-t e ChaGPT, Google Deepmind dhe Anthropic kanë shprehur shqetësimet për zhvillimin e pakontrolluar të mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale.

Një shqetësim i madh është ngritur nga mijëra studiues dhe teknologë, përfshirë këtu dhe Elon Musk, të cilët thonë se sistemet e Inteligjencës Artificiale që tejkalojnë fuqitë njerëzore duke vrapuar më shpejt, janë intensifikuar me ngritjen e një gjenerate të re të robotëve të chat-it siç është ChatGPT.

“Rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin”, thuhej në një letër të nënshkruar nga teknologët të cilët bënë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Shqetësimet përfshijnë aftësinë e AI për të nxitur dramatikisht përhapjen e informacioneve false në internet si dhe zëvendësimin e punëve të kryer nga njerëzit në shoqëri.

Në shkurt të këtij viti, Sam Altman i OpenAI tha se bota mund të mos jetë “aq larg nga mjetet potencialisht të frikshme” te Inteligjencës Artificiale dhe se rregullimi do të ishte kritik, por kjo do të kërkonte kohë për t’u kuptuar.

Ndërkohë, javën e kaluar ai tha se kompania e tij mund të konsiderojë largimin nga Evropa nëse nuk bie dakord me rregulloret e reja të AI. “Drafti aktual i Aktit të AI të BE-së do të ishte tepër rregullues, por ne kemi dëgjuar se do të tërhiqet”, u shpreh Altman për Reuter.

Vendet në mbarë botën po përpiqen të nxjerrin një rregullore për teknologjinë në zhvillim, ndërkohë që Bashkimi Evropian që hap rrugën me Aktin e AI, i cili pritet të miratohet më vonë këtë vit.

Më shumë