Kryeministri Edi Rama falenderon Presidenti saudit Sheikh Mohamed bin Zayed dhe Princin Mohammed bin Salman, pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar se shkëmbimi i të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë, është bërë më ndërmjetësimin e tyre.
“UAE, Ministritë e Jashtme saudite njoftuan suksesin e ndërmjetësimit të udhëhequr nga Presidenti Lartësia e tij Sheikh Mohamed bin Zayed dhe Princi Mohammed bin Salman për lirimin dhe shkëmbimin e dy të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë Saudite.
Kjo marrëveshje i referohet shkëmbimit të të burgosurve mes Amerikës dhe Rusisë, për basketbollisten amerikane Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout. Rama falenderon dy liderët sauditë për ndërmjetësimin e tyre.
“Thjesht fantastike! Chapeau (Bravo) për të dy këta liderë, të cilët po tregojnë me forcën e shembullit se fuqia e diplomacisë është e pafundme dhe fryma e paqes dhe bashkëpunimit midis kombeve duhet të na udhëheqë gjithmonë edhe kur të gjitha rrugët duken të mbyllura”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Lexo edhe: Arrihet marrëveshja SHBA-Rusi, Amerika jep “tregtarin e vdekjes” për basketbollisten Brittney Griner
Just great! Chapeau to both these leaders, who are showing by the force of example that the power of diplomacy is endless and the spirit of peace and cooperation among nations should always guide us even when all the paths seem closed🙏 pic.twitter.com/RGbuEkpT27
— Edi Rama (@ediramaal) December 8, 2022