Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë dy ditë më parë.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një festë spektakolare në periferi të Tiranës, në shoqërinë e miqve dhe njerëzve më të afërt. Gjatë ceremonisë Armina shkëlqeu me fustanet që kishte zgjedhur për ditën e saj më speciale.
Mbrëmjen e sotme, si rrallë herë Shkëlzeni ka publikuar në rrjetet sociale, disa foto nga ceremonia e dasmës, e cila u bë kryefjalë e medieve rozë. Në këto foto të postuara nga Shkëlzeni, padyshim nuk kanë munguar komentet dhe pëlqimet e shumta.