Prokurori i Vlorës, Saimir Smaka, është shkarkuar përfundimit nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e marrë më 7 korrik 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupi gjykues përbëhej nga Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Gjatë seancës seancës dëgjimore të zhvilluar më 5 korrik, prokurori Smaka u pyet dhe dha më së shumti shpjegime për lidhur me me një kallëzim të kryer ndaj tij në SPAK për “korrupsion pasiv”, qëndrimin në hetimin e disa çështjeve dhe zvarritjet e procedimeve penale pa dhënë argumente.
Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.