Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Die
24 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Shkarkimi i Metës, ironizon Vasili: Pupace aman mos na zhgënjeni sot, si mund të ikni dhe t’i lini reformat pa mbaruar

Lajme të ngjashëm

Kuvendi i Shqipërisë po mbanë seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin ose jo nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ironizon deputetët që u mbaron mandati në shtator, teksa shkruan “si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Pupace aman mos na zhgenjeni sot.

E duam shkarkimin me unanimitet.

Pupace jeni qe jeni futini nje votim  dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet.

Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat.

Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte.🤣

Më shumë