10 ditë pas sherrit që degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit, drejtoresha e gjimnazit “Anton Zako Çajupi” ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Vojsava Kumbulla, mbrëmjen e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si drejtoreshë pranë kësaj shkolle.
Kujtojmë se dy mësueset Elida Qenanaj dhe Domenika Toptani, u përfshinë në një sherr shumë një javë më parë, për arsye banale, ku u përdor edhe arma, duke rrezikuar edhe nxënësit.
Më herët u bë me dije se gjithçka nisi me ‘pse më shan prapa krahëve’ dhe përfundoi deri te përdorimi i armëve të zjarrit.
Mësueset morën me vete edhe të afërmit, ku për pasojë mbetën të plagosur 4 prej tyre.
Për konfliktin që përfundoi me përdorimin e armës u arrestua Edmond Faja, 39 vjeç, kurse Ministria e Arsimit pezulloi nga detyra mësueset, Domenika Toptani dhe Elida Qenami.