Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Sherri dhe video-ja me turistët spanjollë në Porto Palermo, media iberike nxjerr versionin tjetër të konfliktit të Mihal Kokëdhimës me familjen: Ata u larguan nga lokali, sepse…

Lajme të ngjashëm

Ngjarja skandaloze ku u përfshi në konflikt pronari i restorantit ‘’Panorma’’ Mihal Kokëdhime me 5 turistët spanjollë ka gjetur vend dhe në median iberike.

Media spanjolle ‘’Telecinco’’ përshkroi panikun dhe frikën që përjetoi familja me 5 anëtarë në Porto Palermo, ku pronari u konfliktua me ta duke u hedhur mbi kofanon e furgonit, që i transportonte. Kokëdhima qëndroi i mbështetur mbi kofano përgjatë rrugës nga Porto Palermo deri në Qeparo.

Në mediat shqiptare doli versioni se pronari i lokalit u irritua pasi klientët spanjollë nuk pranuan të paguanin pjesën e tepërt të ushqimit të porositur, por media iberike në fjalë shprehet se shkak i sherrit është bërë vonesa e porosisë nga shërbimi i restorantit.

Në lajm është përfshirë dhe video-ja e Kokëdhimës duke goditur xhamin e furgonit.

ekstrakt.PNG

Lajmi i botuar nga media spanjolle ”Telecinco”

Më shumë