Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
2.6kmh
75 %
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
Sht
26 °
E martë, 26 Shtator, 2023

Sherri dhe çudia me Mbledhjen e Komisionit Hetimor: Çfarë i tha Florion Mima që e fyeu Blerina Gjylametin (?!)

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit  për demokratin Florion Mima pasi pretendon se ky i fundit ka fyer rëndë deputeten socialiste Blerina Gjylameti.

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Marrëveshjen me CEZ, deputeti demokrat pretendohet se ka përdorur një gjuhë të rëndë fyese ndaj socialistes Gjylameti në momentin kur kamerat nuk kanë qënë prezente dhe brenda mbledhjes nuk ka patur gazetarë.

Askush nga anëtarët e PS ndërkohë nuk di të thotë se çfarë i ka thënë konkretisht Mima Gjylametit. Të kontaktuar nga newsbomb.al, ata konfirmojnë sherrin por s’dinë se ç’është thënë konkretisht.

Ndërkaq, burime nga Kuvendi bëjnë me dije se nuk ka një mbledhje të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e demokratit, ndërsa vetë Mima, i kontaktuar nga newsbomb.al thotë se nuk e di për çfarë fyerjesh bëhet fjalë.

“Nuk e kam fyer, mund ta kem tepruar me tonin e zërit por nuk e kam fyer”, thotë demokrati për newsbomb.al.

Për çfarë kërkohet përjashtimi, në kushtet kur askush nuk di të thotë asgjë lidhur me atë çfarë është thënë? Kush gënjen nga palët? Mbetet për t’u parë…

Më shumë