Një sherr është shënuar ditën e sotme në Korçë, ku ka mbetur i plagosur me thikë një 45-vjeçar.
Bëhet me dije se sherri ka nisur për një tokë bujqësore, ku në debat e sipër 70-vjeçari ka qëlluar me thikë në këmbë 45 vjeçarin.
45-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i moshuari është shoqëruar në polici, ku do të japë më shumë detaje për këtë ngjarje.