Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Die
24 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Sherr në “TV Klan”, Saimir Kodra qëllon me shpullë Eni Shehun

Lajme të ngjashëm

Një incident mes kolegësh mund të quhet ai që ështe regjistruar gjatë drekës së sotme në restorantin e brendshëm të “TV Klan“. Burime për Syri.net të pranishëm në vendin e ngjarjes, raportojnë se drejtuesi i emisionit investigativ “STOP”, Sajmir Kodra ka qëlluar me shpullë pas një debati verbal, gazetarin e “ABC News” Eni Shehu.

Sipas burimeve të Syri.net të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë, gjatë drekës së sotme drejtuesi i emisionit “STOP” ka qenë i ulur në “kafen e Klanit” siç njihet ndryshe ambjenti në fjalë bashke me disa persona të tjerë që me shumë gjasë ndodheshin aty për të përgatitur ndonjë temë investigimi. Aty pranë ka qenë i ulur në një tjetër tavolinë, gazetari i ABC News Eni Shehu sëbashku me kryeredaktoren e emisionit STOP, Valbona Kurti.

Kodra ka vënë re në një moment gjatë bashkëbisedimit me njerëzit që kishte në tavolinë se gazetari Eni Shehu po e xhironte me celularin e tij dhe kjo duket se e ka nervozuar tej mase Sajmir Kodrën i cili i është drejtuar gazetarit Shehu me fjalët: “Je mësu me ato të tjerët ti po unë të bëj atë që sta ka bërë njeri”- duke e shoqëruar të gjithë dialogun verbal edhe me sharje të rënda.

Më pas në debat e sipër Kodra edhe e ka qëlluar me shpullë gazetarin Shehu duke e rrëzuar për tokë. Situata e krijuar në “kafen e Klanit” ka qenë vërtetë e nderë dhe për një çast ka pllakosur heshtja ndërkohë që e gjithë skena ka filluar dhe ka mbaruar aty. Raportohet se për këtë incident, gazetari Eni Shehu ka vënë në dijeni Drejtorin e Informacionit të “ABC News”, Armand Shkullaku dhe akoma më tej Presidentin e “TV Klan”, Aleksandër Frangaj ndërsa flitet se do ketë edhe një padi për dhunë.

Më shumë