Një person raportohet se ka mbetur i plagosur pas një konflikti me thika mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në katin e 9-të të një pallati në sheshin “Pavarësia” pranë Lungormares së qytetit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.