Një sherr i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një burg të Greqisë, ku dy shqiptarë janë konfrontuar me thika.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në burgun e Domokos ku dy të burgosur shqiptarë respektivisht 47 dhe 27 vjeç pas një sherri banal mes tyre, kanë nxjerrë thikat duke plagosur njëri-tjetrin.
Dy të burgosurit janë dërguar në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore e 47 vjeçarit paraqitet më e rënduar.
Sakaq policia ka nisur hetimet për zbulimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo