Dashi: Kompleksi i egos; mendon se është qendra e Universit dhe se dëshirat e tij duhet të realizohen në moment ndërkohë që të tjeret mund të presin.
Demi: Kompleksi i pengesave; i interpreton si më të komplikuara emocionet dhe sjelljet e të tjerve duke i parë si pengesë kur bëjnë marrëveshje.
Binjakët: kompleksi i statusit; është një kompleks ku emocionet dhe sjelljet e dikujt kontrollohen prej perceptimit të tij, të statusit që ka.
Gaforrja: Kompleksi i përndjekjes; një ndjesi ose frikë sikur të gjithë janë aty për të tu vënë pas, për të të lenduar në njëfarë mënyre; ata me këtë kompleks nuk kanë besime tek bota dhe ndjehen sikur vëzhgohen gjatë gjithë kohës.
Luani: Kompleksi i superioritetit; e sheh veten si superior ndaj të tjerëve (ky është shpesh një mekanizëm mbrojtës për ata që kanë një ndjenjë inferioriteti prej të ciles tremben).
Virgjëresha: Kompleksi i heroit; një ndjenjë e pashëndetshme përgjegjësie, ose besimi se të gjithëve iu mungon kapaciteti për të performuar në mënyrë të suksesshme një ose më shumë detyra; një njeri i tillë mund të ndjejë vazhdimisht nevojën për të “shpëtuar” të tjerët.
Peshorja: Kompleksi i Hirushes; dëshira për tu përkujdesur prej të tjerëve si përgjigje e frikës prej pavarësisë.
Akrepi: Kompleksi i autoritetit; një deshirë intensive për të qenë në kontroll të njerzve dhe gjërave.
Shigjetari: kompleksi i Shpëtimtarit; një gjendje mendore në të cilen individi ka besimin se janë ose janë të destinuar për të qenë shpëtimtarët e një misioni i cili iu është dhëne atyre si përgjegjësi, mision ky që duhet përmbushur me domosdo.
Bricjapi: Kompleksi i dështimit; emocione dhe sjellje të kontrolluara prej ndjesisë së frikës se mos rrënohen, gje që shpesh i çon drejt ndjenjës se janë të vetë-plotësuar
Ujori: kompleksi i Zotit; iluzioni psikologjik se kanë një potencial personal të pakufizuar; individi është i bindur se është shumë i fuqishëm dhe do përpiqet në mënyrë të vazhdueshme të tregojë aftësitë e e tij
Peshqit: kompleksi i Peter Pan: dëshira për të qëndruar përgjithmone fëmije dhe për të shmangur çdo lloj përgjegjeësie; besimi në një bote të fantazuar ku njeriu e arrin suksesin pa marrë masa.
Horoscope