Sot Agron Shehaj ka nisur fushatën për kryetar i Partisë Demokratike duke nisur nga Shkodra.
Ai po prezanton platformën për drejtimin e partisë, duke theksuar se kyedemokrati Lulzim Basha dështoi në drejtimin e PD.
Biznesmeni i njohur vlonjat ka thumbuar kryetarin aktual duke thënë se Rama është i interesuar që lideri i partisë blu të mos ndryshojë, duke lënë të kuptohet se ose është i dobët ose kanë marrëveshje bashkë.
“Basha e filloi me protetsta me bojkote dhe me zgjedhjet, por dështoi e ka drejtuar partinë me kë ka dashur vetë dhe si ka dashur vetë. Sdo të marr përsipër atë që u bëri demokratëve. Ka patur blerje të votave në zgjedhje e kjo duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, por e vërteta është se PD smund ta ndryshojë më rezultatin e zgjedhjeve. Mund të bënte më shumë që të fitonte zgjedhjet. Një arsye kryesore pse humbëm zgjedhjet është se Shqiptarët nuk na besuan. Nuk na besun se ne mund të qeverisim më mirë se Rama. Shqiptarët nuk e besojnë më lidershipin e PD. Rama është i i nteresuar që të mos ndryshojë lidership i PD sepse mund të fitojë si të dojë dhe kur të dojë. Për të mundur Ramën na duhen njerëz të ndershëm dhe të fortë. Zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë vetëm për kryetarin e PD, por do të zgjedhim nëse duam të fitojmë apo të humbasim përsëri, me kryetarin që kemi ne humbjen e kemi në xhep”.
Data kur do të votohet për kryetarin e ri të PD-së është vendosur 13-qershori, ku në garë janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.