Shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror është shfaqur për herë të parë publikisht, në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, për nisjen zyrtare të stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 2023”.
Vlora Hyseni është fotografuar duke biseduar për disa momente me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.