Një valë e madhe dhune ka përfshirë disa nga shtetet amerikane pas vrasjes së një të riu me ngjyrë nga një efektiv policie.
Protesta masive janë mbajtur në Çikago dhe Dallas të Teksasit ndërsa mediat amerikane raportojnë për shtim të vrasjeve dhe plagosjeve me armë zjarri gjatë fundjavës. 16 të rinj, gra dhe fëmijë janë plagosur në disa ngjarje të ndryshme vetëm në 24 orët e fundit.
E drejta e mbajtjes së armëve të zjarrit po bëhet gjithmonë e më shumë një temë e nxehtë debati në SHBA për shkak të trazirave dhe vrasjeve masive.