Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

SHBA dërgon mijëra forca shtesë në Lindjen e Mesme

Lajme të ngjashëm

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 3.500 forca ushtarake shtesë në Lindjen e Mesme, vetëm një ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani.

Lajmin e bën me dije NBC News, duke cituar tre zyrtarë të mbrojtjes dhe një zyrtar ushtarak amerikan, raporton newsbomb.al.

Trupat e reja do të shpërndahen në Irak, Kuvait dhe zona të tjera në rajon. Sipas NBC, dërgimi i një prej Brigadave të Divizionit 82 Airbourne – 700 prej të cilëve ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme – janë urdhëruar të shërbejnë si përgjigje ndaj kërcënimeve në të gjithë rajonin.

Por zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se dërgimi i trupave shtesë nuk është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj vdekjes së gjeneralit Soleimani, çka ka inatosur regjimin në Iran që zotohet për kundërpërgjigje të ashpër. Përkundrazi, është më tepër një vazhdim i një njoftimi të hershëm këtë javë për të dërguar trupa në rajon, thanë zyrtarët për NBC. /Newsbomb.al

Më shumë