Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Shaip Kamberi: I paqartë angazhimi i policisë serbe në Bujanoc, për të ndaluar dy filma të aktorëve shqiptarë

Lajme të ngjashëm

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Saip Kamberi reagon për ndalimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, sepse lejoi të shfaqeshin dy filma shqiptarë. Kamberi thotë se Ismaili është liruar, por filmat nuk do të shfaqen.

“Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë. Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera.

“Heshtje vret” dhe “I pabesi” janë emrat e dy filmave të ndaluar. E emrat e tyre sikur na dërgojnë edhe porosi”, shkruan ndër të tjera deputeti Shaip Kamberi. Ai thotë se do të kërkojë informacion nga autoritetet përgjegjëse në Serbi, si deputet, si dhe do të njoftojë dhe ndërkombëtarët.

“Prandaj në cilësin e deputetit popullor do të i drejtohem institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi të shëmtuar dhe do të njoftojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që ushtrohen ndaj shqiptarëve të Luginës”, vijon Shaip Kamberi.

Më shumë