Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
39 %
3.1kmh
40 %
Mër
25 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Serbët e veriut të Kosovës protestojnë më 9 Janar kundër Vuçiç

Lajme të ngjashëm

Më 9 janar, në ditën e tretë të Krishtlindjes Ortodokse, në Mitrovicën e Veriut pritet të mbahet protestë e serbëve të Kosovës. Ajo do të jetë një revoltë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përkatësisht ndaj politikës së tij në raport me Kosovën.

Sipas Ivan Miletiq, serbët e Kosovës janë “peng” të politikës. Protesta është caktuar të mbahet në orën 12:00, në qendër të qytetit në Mitrovicën e Veriut, afër shtatores së Car Llazarit, raporton gazeta ‘Danas’ nga Beogradi.

I pyetur se kush është organizatori i protestës, Miletiq është përgjigjur se është “populli i pakënaqur nga veriu i Kosovës”.

Ai ka thënë se qytetarët kanë parë se me heqjen e barrikadave, se në cilin drejtim po shkon situata dhe se janë pajtuar që nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit e as të Vuçiqit”. Megjithatë, mes serbëve lokalë ekziston frika dhe nuk dihet sa do të jetë pjesëmarrja.

Më shumë