Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “EAST”, ka sekuestruar 12 kile drogë dhe ka vënë në pranga një 34-vjeçar.
Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se në prang aka rënë shtetasi:
– Besnik Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesë, menjëherë Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shkuar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Risili dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 12 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidona plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.