Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Sekuestrimi i pasurive, familjarët e Ervis Martinajt rekurs në Gjykatën e Lartë: I kemi me burime të ligjshme

Lajme të ngjashëm

Familjarët e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ata kërkojnë heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë e tyre janë krijuar me burime të ligjshme. Ndërkohë çështja do të shyrtohet nga gjyqtari i gjykatës së Lartë Sandër Simoni. Më herët kanë ankimuar vendimin e GJKKO, për sekuestrimin e pasurisë.

Kujtojmë se Martinajt dhe familjarëvë të tij iu sekuestruan 34 pasuri. Pasuritë e sekuestruara janë të ndryshme, duke filluar përqindja e aksioneve që ka në kazino, apartamente, makina dhe deri te kursimet bankare për fëmijët.

Dyshohet se këto pasuri vijnë nga aktivitete të paligjshme të biznesmenit të lojërave të fatit.Urdhri për sekuestrimin u firmos nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Doloreza Musabelliu.

Më shumë