Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian, ndaj Rusisë.
Scholz vizitoi sot kryeqytetin e Serbisë, Beogradin], ku u takua me presidentin Vuçiç.
Duke folur në një konferencë shtypi, diplomati gjerman tha se duke iu bashkuar sanksioneve, Serbia do të bënte veprimin e duhur, pasi kishte parasysh aspiratën e saj për t’ iu bashkuar bllokut prej 27-anëtarësh.
Por nga ana tjetër, Vuçiç tha se BE-ja duhet të marrë parasysh faktin se Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të veçanta prej shumë kohësh.